Muja i kundërpërgjigjet Hotit: Bashkë me Mustafën e keni sjellë këtë situatë

29 maj 2023 | 15:02

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LV), Armend Muja dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, kanë pasur një përplasje në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, teksa po shqyrtohej Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale.

Muja i ka thënë Hotit të mos kërkojnë rritje të pagës minimale kur ajo nuk është rritur për 10 vjet.  “Ju e keni sjellë këtë situatë ku jemi sot, së bashku me ish-kryeministrin Mustafa”.

“Për 10 vjet ju nuk keni arritur që ta rrisni pagën minimale. Tash po kërkoni që të bëhet për dy vjet. Ju e keni sjellë në këtë situatë ku jemi sot, së bashku me ish-kryeministrin Mustafa”, ka thënë Muja, raporton “EO”.

Ndaj këtyre akuzave ka reaguar Hoti duke i thënë se nuk janë të zotë as që t’i ftojnë në takim veteranët e UÇK-së.

“Unë kam mbërri me pas konsensus. Nuk jeni të zotë me bë asgjë e as nuk jeni të zotë me i ftuar në takim veteranët, sepse i keni quajtur mercenarë, për këtë arsye nuk ju vijnë në takim”, ka thënë Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, e…