‘Muja’ i lumtur për suksesin në Gjeorgji

01 qershor 2021 | 14:57

Muhamed Thaçi me skuadrën e tij Dinamo Tbili zuri vendin e tretë në Gjeorgji, derisa “Muja” u shpall trajner i vitit nga faqja “Euro Basket”.

“Dy edicionet kanë qenë shumë të suksesshme. Vitin e kaluar kemi përfunduar në vendin e dytë, kurse në këtë edicion në vendin e shtatë, por kemi arritur të eliminojmë skuadrën e dytë në ligë dhe kemi qenë shumë afër finales. Në fund të edicionit kemi përfunduar në vendin e tretë, që është super sukses, për shkak se kemi ekip me lojtarë të ri. Nëntë lojtarë ndër 19 vjet!”, është shprehur Thaçi për faqen zyrtare të FBK-së.

Ish-basketbollisti i shumë skuadrave në Kosovë, foli për pritjen që i kanë bërë në Gjeorgji.

“Në momentin që e kam marrë ekipin kam pasur besim që do t’ia arrijmë qëllimit dhe do të kemi sukses të madh. Në Gjeorgji më kanë pritur shumë mirë dhe shpresoj të vazhdoj me suksese. Është sukses i madh të jesh trajner i vitit”, ka shtuar Thaçi. Në fund flet edhe për të ardhmen. “E falënderoj Zotin për këto suksese. Kam kontratë me Dinamo Tbilisin dhe do të shohim çfarë do të ndodhë”, ka përfunduar Thaçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaçi, ka thënë se aktualisht nuk…