Muja i LV-së: Duke dërguar statut në Berlin dhhe Paris, Rama po e shpërfaq dhe forcon Asociacionin e tij me Vuçiqin
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka reaguar pasi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se dje ua ka përcjellë një draft për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, presidentit të Francës, Emmanuel Macron dhe kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz.
Sipas Mujës, me dërgimin e këtij draft-statuti në Berlin e Paris, “Rama vetëm sa po e shpërfaq dhe forcon Asociacionin e tij me Vuçiqin”.
“Duke dërguar statut për ‘Asociacionin’ në Berlin e Paris, Rama vetëm sa po e shpërfaq dhe forcon Asociacionin e tij me Vuçiqin. Fort i kapur diku për krim e korrupsion duhet të jetë Edi Rama gjersa detyrohet t’ia bëjë këtë mënyrë vetes publikisht para gjithë kombit shqiptar”, ka shkruar Muja në “Facebook”.
Edi Rama ua dorëzon Francës dhe Gjermanisë një draft për Asociacionin në Kosovë