Muja i LV-së kundër tërheqjes së mjeteve nga Trusti: Kemi rritje ekonomike
Kryetari i Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, Armend Muja, ka kundërshtuar kërkesën e deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, për tërheqjen e 30 për qind të kursimeve nga Trusti.
Ai ka thënë se nuk duhet të bëhet shprehi tërheqja e shpeshtë e mjeteve nga Trusti.
“Unë nuk isha privilegjuar sa i përket tërheqjes, nuk është çështja a ka mundësi apo s’ka. Nëse ne e bëjmë shprehi, ne nuk themi që qytetarët nuk kanë nevojë, por unë pajtohem me ju që duhet eksplorojmë mënyra tjera”.
“Nuk është situata e njëjtë, sepse kemi një rritje ekonomike prej 10 për qind”, ka thënë ai në mbledhjen e komisionit të mërkurën ku ka raportuar bordi i Trustit.
Muja, duke u mbështetur në të dhënat e BQK-së për rritje ekonomike deri në 10 për qind, ka thënë se momentalisht nuk është nevoja të përdoren fondet e Trustit për t’u përballur me krizën ekonomike.
Ky debat ka ardhur pasi deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka kërkuar takim me bordin e Trustit.