Muja i përgjigjet Listës Serbe për zgjedhjet në veri
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka bërë me dije se të enjten do të mbahen dy seanca të Kuvendit.
Muja pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka thënë se problem mbetet votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, si shkak i mospjesëmarrjes në votim të opozitës.
Më tutje, Muja ka thënë se Qeveria e Kosovës i ka zbatuar të gjitha pikat e marrëveshjes se Bratislavës.
Duke u përgjigjur në kërkesën e Listës Serbe për zgjedhje në veri, Muja ka thënë se është miratuar Udhëzimi administrativ dhe se tash është në dorën e qytetarëve që të vendosin për mbajtjen e zgjedhjeve atje.
“Të enjten do të je dy seanca, një seancë me kërkesë të opozitës dhe e dyta do të mbahet sipas rendit të ditës dhe do të jenë disa marrëveshje ndërkombëtare. Ju e dini që kemi pasur vështirësi që këto marrëveshje të votohen. Ne na u tha zyrtarisht nga PDK-ja që këto marrëveshje nuk i votojnë për shkak të sanksionimit të BE-së. Është për keqardhja qëndrimi i tyre. Opozita nuk ka shenja që ka hequr dorë. Këto e vështirësojnë punën e Kuvendit”.
“Ne si shumicë parlamentare e kemi bindje që qeveria i ka plotësuar të gjitha kërkesat e Bratislavës. Është e fundit që mund të moralizoj është lista serbe. Sa i përket Listës Serbe janë disa çështje që duhet sqaruar. Udhëzimi administrativ është miratuar dhe i mbetet qytetarëve që të vendosin”, ka deklaruar Muja.