Muja i reagon Bajramit: Soji yt e bllokoi nismën për rritjen e pagës minimale

09 korrik 2024 | 14:19

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja i është kundërpërgjigjur deputetes së LDK-së, Hykmete Bajrami, në lidhje me protestën e punëtoreve të Kuvendit të Kosovës, të cilat paguhen vetëm nga 275 euro.

Muja e ka akuzuar Bajramin për bllokimin e Ligjit për pagën minimale, të cilën opozita e kishte dërguar në Gjykatën Kushtetuese.

Ai ka theksuar se paga nuk është rritur gjatë kohës kur Bajrami dhe opozita kanë qeverisur.

“Protesta e ‘punëtorëve teknikë të Kuvendit’ – deputetja Hykmete Bajrami paska thënë se për rrogat e tyre të ulëta duhet të pyetem unë. Punëtorët teknikë që protestuan sot para Kuvendit janë punëtorë, kryesisht vajza që punojnë për një operator privat të mirëmbajtjes të kontraktuar nga Kuvendi që në 2018. Kur është propozuar rritja e pagës së tyre në kuadër të iniciativës për rritje të pagës minimale ishte soji i Hykmetes dhe të tjerëve nga opozita që e bllokuan përmes Gjykatës Kushtetuese. Edhe rreth 7 300 nëpunës teknikë të sektorit publik janë paguar 260 euro bruto ndërmjet 2012-2020 sa ka qeverisur Hykmetja. Rrogat e tyre janë rritur nga mesatarisht 260 bruto në 460 bruto vetëm pas aprovimit të ligjit të ri për paga [2022]” – ka shkruar Muja në “Facebook”.

 

Punëtorët teknikë të Kuvendit në protestë, Bajrami: Armend Muja le t’u tregojë që i kanë pagat e larta

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Olsa Asllani shpall të pavlefshme dëftesat e kl. së dhjetë…