
Muja i thotë “puna e mbarë” Albin Kurtit, i përmend tri rezultate të tij
25 prill 2023
| 08:53
Deputeti i LV-së, Armend Muja, i ka cilësuar suksese të kryeminsitrit Albin Kurti liberalizimin e vizave, pranimin e aplikimit në Këshill të Evropës dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale në katër komuna në veri të Kosovës.
“Puna e mbarë, Albin Kurti”, ka shkruar ai në Facebook.
Ky është statusi i plotë i tij:
Brenda vetëm një jave kemi:
1) Liberalizim të vizave, lëvizje e lirë për BE me pasaportën e Republikës së Kosovës,
2) Forcim të subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës, me pranimin e aplikimit në Këshillin e Evropës
3) Forcim të sovranitetit të Republikës, me mbajtjen e zgjedhjeve
Puna e mbarë, Albin Kurti