Muja: Jam shumë i kënaqur me përgatitjet që po bëjmë
Ardian Muja në stinorin vjeshtor ka nisur të gjitha ndeshjet si titullar, 19 sosh, si mbrojtës i majtë, duke llogaritur edhe ndeshjen e Kupës, duke regjistruar më së shumti minuta, 1656, duke realizuar 1 gol kampional, dhe duke i prirë edhe me tre me futbollistë të tjerë listës së asistimeve me 3 sosh.
“Jam shumë i kënaqur me përgatitjet që jemi duke i bërë dhe të cilat nuk i kemi ndërprerë fare, me vetëm pushime të shkurtra, por po ashtu shpresoj të kemi edhe sa më pak lëndime, sepse në vjeshtë ato na kanë penalizuar shumë, megjithëse tani shumica nga ata futbollistë janë rikthyer dhe me ta do trë jemi edhe më të fortë”, ka thënë Muja.
“Edhe pse pozita e mbrojtësit të majtë për mua është panatyrshme mendoj që kam dhënë maksimumin, sikurse edhe tërë ekipi që me gjithë ato lëshime pikësh të ndodhemi lartë në pozicionim dhe afër objektivave që kemi. Në pranverë jam i bindur që do të shohim Prishtinë krejt ndryshe, të fuqishme dhe në luftë dhe të rreptë për vetë kreun e tabelës”, ka shtuar Muja.