Muja krenohet me reformat e qeverisë Kurti në fushën e ekonomisë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, është krenuar me reformat e qeverisë në fushën e ekonomisë.
Në adresimin e parë të tij në sesionin vjeshtor të Kuvendit, Muja ka thënë se përformanca ekonomike ka qenë një armë e fortë e qeverisë Kurti.
“Fjalimin e parë dëshiroj t’ia përkushtoj disa zhvillimeve të rëndësishme të cilat për shkak të situatave politike, jo rrallë kanë qenë në hije ose nuk janë diskutuar shumë. Por, një armë e fortë e kësaj qeverie gjithsesi ka qenë performanca ekonomike”, ka thënë Muja.
Më tutje, ai ka folur për rritjen ekonomike.
Sipas tij, kjo rritje nga vitit 2021 vazhdon të jetë mbi 6 për qind.
“Në tremujorin e parë të vitit 2024, në bazë të Agjencisë së Statistikave të Kosovës rritja e raportuar ishte 5.6 për qind në terma realë, dhe marrë në përgjithësi, që nga ardhja e kësaj qeveria, nëse bëhet analizimi i thjeshtë, rritja mesatare që nga viti 2021 vazhdon të jetë mbi 6 për qind”, ka thënë ai.
Sipas tij, në qeveritë e kaluara nuk ka ndodhur një rritje e tillë.