Muja: Kurti ka marrë përkrahjen më të lartë në historinë parlamentare të Kosovës

15 shkurt 2021 | 11:34

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Armend Muja, e ka komentuar rezultatin e mbrëmshëm të zgjedhjeve, i cili e ka nxjerrë Albin Kurtin të parin.

Muja ka thënë se Albin Kurti ka marrë përkrahjen më të lartë në historinë parlamentare të Kosovës.

“Me këtë ka fituar legjimitetin e nevojshëm për t’i dhënë një kahje të re Kosovës. Kjo fitore do të ketë jehonë edhe në vende të tjera të Ballkanit Perëndimor. Koha për zhvillim, drejtësi dhe demokraci në rajon”, ka shkruar Muja në llogarinë e vet në “Facebook”.

KQZ-ja ka numëruar tashmë 98.65 për qind të votave. Lëvizja Vetëvendosje po prin e para me 48.12 për qind të votave. Ndërkohë e dyta është PDK me 17.30 për qind të votave dhe e treta vjen LDK me 13.14 për qind  të votave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fansave, Kendall u duket shumë perfekte për të qenë e…