Muja: Largimi nga Antwerpi ishte befasi

17 maj 2024 | 14:47

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Arbnor Muja u largua nga Antwerp në janar, për t’u transferuar te Samsunspor në Turqi. Muja ka dhënë një intervistë për mediumin belg “hbvl.be”, ku ka treguar disa detaje të pathëna më parë.

“Ky transferim erdhi si befasi për mua. Nuk e kisha ndërmend të largohesha. Antwerpi ishte bërë shtëpia ime e dytë. Për fat të keq, klubi më tha në fund të muajit janar se dashuria më nuk ishte e ndërsjellë. Nuk e kam kuptuar plotësisht vendimin e klubit. Por kështu funksionon futbolli. Situata mund të ndryshojë nga dita në ditë. Duhet ta pranosh. Më mungon klubi, tifozët dhe qyteti”, ka deklaruar Muja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se kanë siguruar…