
Muja, ‘lojtar i muajit’ tek Antwerpi
05 janar 2023
| 13:58
Futbollisti nga Kosova, Arbnor Muja po kalon në një periudhë mjaft të mirë në Belgjikë.
Ish-futbollisti i Dritës Arbnor Muja, i cili u transferua këtë edicion tek skuadra Antwerpen, ka arritur të marrë një çmim të rëndësishëm. Ai u shpall “Lojtar i muajit” tek skuadra belge.
Muja deri më tani i ka dy paraqitje për Antwerpen. 24-vjeçari ka shënuar një gol dhe ka bërë dy asistime për ekipin e tij.