Muja mbron qeverinë, kritikon vëllanë: Ekspertiza e tij është zero
Vëllai i Armend Mujës, Gazmendi, kishte bërë një deklaratë se zgjidhja e vetme e problemit me krizën që po kalon Kosova është ish-presidenti Hashim Thaçi.
I ftuar në ATV, deputeti i LV-së ka thënë se me vëllanë i kanë ndarë rrugët që 20 vjet dhe nuk ndajnë pikëpamje të njëjta.
“Unë e kam vëlla Gazmend Mujën, mirëpo në pikëpamje me të dallojmë që 20 vjet. Asnjëherë për çështje politike nuk jemi pajtuar dhe nuk kemi diskutuar”, tha Armend Muja.
“Unë besoj që Gazmendi është i painformuar. Ekspertiza e tij është zero në këtë fushë. Opinioni i tij është i manipuluar. Dhe mendoj se qeverisja e z. Thaçi, ajo e PDK-së dhe LDK-së, e kanë pru këtë gjendje”, tha deputeti i LV-së.
“Ai le ta provoj pse po mendon në atë mënyrë. Nëse ai ka ndonjë autoritet moral dhe intelektual duhet t’i referoheni me emër dhe jo vëllai i Armend Mujës”, tha Muja.