Muja, ndërkombëtarëve: Askush nuk po i hedh benzinë zjarrit!
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja është shprehur i indinjuar ndaj deklarimeve të aleatëve perëndimorë të cilët kanë reaguar ndaj qeverisë Kurti për kursin, sipas tyre, të njëanshëm të ndjekur në çështjen e ndalimit të dinarit dhe mbylljen e disa zyrave serbe në Kosovë.
Muja e ka nxjerrë argumentin konstitucional duke pyetur “si mund të quhet kjo e njëanshme?” teksa i ka replikuar ambasadorit gjerman, Jorn Rohde, se “askush po nuk i hedh benzinë zjarrit”.
Deputeti i LV-së, duke iu referuar thirrjeve të ShBA-së, BE-së dhe Quint-it, ka shkruar në “Facebook” se “disa deklarata të partnerëve tanë mund të përdoren për fertilizim të tokës për tensione nga Serbia përmes grupeve kriminale”.
“Dhe në të njëjtën kohë dekurajojnë integrimin e mëtejmë të qytetarëve serb në Kosovë”, ka shkruar Muja.