Muja nga sot është edhe nga Lushnja

31 gusht 2023 | 14:21

Kryetarja e Bashkisë së Lushnjës, Eriselda Sefa, e ka pritur në takim futbollistin më të ri të kombëtares shqiptare, Arbnor Mujën.

Ajo po ashtu njoftoi që Muja është tashmë edhe qytetar nderi i këtij qyteti.

“Në fotografi me talentin kuqezi Arbnor Muja, i cili do të na përfaqësoje në Uefa Champions League në sezonin e ri me skuadrën e tij belge Antwerp!. Kënaqësi që Arbnorin gjithashtu e kemi qytetarin më të ri të Lushnjës”, ka shkruar Sefa në “Facebook”. Muja është shqiptar i Kosovës i cili së fundmi zgjodhi të luajë për Shqipërinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ofertë befasuese nga futbolli skocez ka marrë ish-ylli i…