Muja: PDK-ja dhe LDK-ja vazhdimisht kanë tentuar ta anashkalojnë Kurtin në dialog
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka kritikuar qasjen e PDK-së dhe LDK-së ndaj dialogut me Serbinë.
Ai ka thënë se këto dy parti vazhdimisht kanë tentuar ta anashkalojnë kryeministrin Albin Kurti në dialogun me Serbinë.
“Dolën disa deputetë nga PDK-ja dhe LDK-ja dhe i dhanë disa interpretimeve për marrëveshjen, beso se krejt historia e dekadës që e lamë pas në marrëveshjet me Serbinë ka qenë përpjekje e të dy partive me e anashkaluar Albin Kurtin dhe LV-në . Në vitin 2013 marrëveshja 19 prilli ku ka qenë e supozuar të shkoi fillimit në Komisionin për Punë të Jashtme ku ka qenë kryetar Albin Kurti, por ka shkuar të Arben Gashi dhe ai ka dhënë dritën e gjelbër dhe ka thënë se ‘Zajedinca’ është në përputhje me Kushtetutën, këtu në Kuvend i keni transkriptet dhe ajo doli se nuk ka qenë në përputhje me Kushtetutën”, ka thënë Muja.
Ai ka mbrojtur planin e BE-së, të cilin kryeministri Kurti e ka pranuar zyrtarisht të hënën.