Muja për asociacionin: Është kundër Kosovës
Kanë vazhduar edhe sot deklarimet në lidhje me çështjen e Asociacionit e komunave me shumicë serbe.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka thënë se asociacioni në çdo format të tij do të thotë territorializim i të drejtave dhe instrumentalizim i serbëve në Kosovë.
Muja ka thënë se asociacioni është kërkesë dhe synim i Serbisë dhe se nuk është për serbët e Kosovës.
“Nuk i integron serbët. I ndanë dhe i izolon ata. Bashkëjetesa, jo izolimi, është vlerë perëndimore. Kështu na është thënë në dy dekadat e fundit. Kështu vazhdojmë të besojmë edhe sot”, ka shkruar Muja në “Facebook”.
Postimi i plotë i Mujës:
Asociacioni, në çdo format të tij, do të thotë territorializim i të drejtave dhe instrumentalizim i serbëve në Kosovë. Ai është kërkesë dhe synim i Serbisë.
Nuk është për serbët e Kosovës. Është kundër Kosovës. Nuk i avancon të drejtat e serbëve. Avancon ndikimin e Serbisë në Kosovë.
Nuk i integron serbët. I ndanë dhe i izolon ata. Bashkëjetesa, jo izolimi, është vlerë perëndimore. Kështu na është thënë në dy dekadat e fundit. Kështu vazhdojmë të besojmë edhe sot.