Muja për dinarin: S’ka çështje dialogu

30 janar 2024 | 15:09

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, duke folur mbi çështjen e dinarit, ka thënë se kjo është e rregulluar dhe nuk mund të përdoret në Kosovë.

Sipas tij, kjo është e rregulluar dhe “s’ka çështje dialogu”.

“E para, kjo nuk është çështje e dialogut, mendoj që kjo çështje fillimisht është rregulluar në vitin 1999, dinari, nuk është më monedhë që përdoret në Kosovë. Që nga rregullorja e UNMIK-ut përpara edhe pastaj me Kushtetutën tonë, neni 11 kjo është e sqaruar dhe s’ka çështje dialogu këtu. Dhe kështu që jam absolutisht kundër. E dyta, sa i përket të vendimit të Bankës Qendrore, më 24 tetor ata e kanë publikuar rregulloren dhe i kanë dhënë kohë të mjaftueshme, secili për mu përshtatë”,  ka thënë ai për “Telegrafin”.

Ai ka shtuar se vendet e QUINT-it “e dinë që në autonominë e BQK-së nuk mund të ndërhyjnë politikanët”.

“E para është sovraniteti, domethënë edhe bota evropiane euro po shkon në cep të Leposaviqit, është manifestim i sovranitetit. E dyta është e rëndësishme te sistemi bankar dhe i pagesave. Institucionet të cilat operojnë në Kosovë, duhet të licencohen nga Banka Qendrore dhe të gjitha vendet e Quint-it e dinë që Banka Qendrore ka një autonomi të cilat ne si politikanë nuk ndërhyjmë dot”, ka thënë Muja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në krye me Rozeta…