Muja pro themelimit të Komisionit Hetimor për subvencionimin e teksteve shkollore

04 prill 2024 | 15:21

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka bërë me dije se Komisioni Hetimor Parlamentar, të cilin e ka propozuar PDK-ja, do të ndihmonte në sqarimin e shumë çështjeve në fushën e arsimit.

Ai ka thënë se vazhdimisht Ministria e Arsimit ka bashkëpunuar me tri shtëpi botuese.

“Ministria e Arsimit historikisht ka funksionar me tri shtëpi botuese: ‘Dukagjini’, ‘Libri Shkollor’ dhe ‘Albasi’. Dhe kontratën e parë me Albasin e ka nënshkruar ministri Ramë Buja me vlerë prej 304 mijë euro dhe daton nga viti 2013. ‘Albasi’ po ashtu ka nënshkruar kontratë në vitin 2018 me vlerë 577 mijë euro. Në vitin 2019 ka nënshkruar po ashtu kontratë me vlerë 556 mijë euro”, ka thënë Muja.

Ai ka bërë me dije se shtëpia botuese “Albasi” nuk është kontraktori kryesor.

“Unë besoj që ky komision na ndihmon neve me i peshuar këto gjera dhe me e sqaruar çdo keqkuptim që kemi është mirë me e qit në pah. Ju garantoj që nuk është ‘Albasi’ kontraktori kryesor. 90 për qind të shpenzimeve janë të dy shtëpitë tjera botuese. Ky është konkluzion, se unë i kam shifrat”, ka thënë Muja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një shqiptar i dënuar me burgim të përjetshëm, i arrestuar…