Muja: Qëllimi i Serbisë është veriu, më 1 shtator të dy marrëveshjet do të zbatohen
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka thënë se më 1 shtator të këtij viti, të dy marrëveshjet do të fillojnë të implementohet.
Ai ka thënë se problemi kryesor i Serbisë qëndron në veriun e Kosovës.
I ftuar në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjin, Muja ka thënë se kjo është edhe arsyeja pse nuk po haset kundërshtimi i tyre në pikat e tjera kufitare.
Pas shtyrjes së implementimit të vendimit për reciprocitetin e targave dhe atë të dokumenteve, Muja ka thënë se me një shtator të këtij viti, të dy marrëveshjet do të fillojnë të implementohen.
“Po flasim për zbatimin e marrëveshjeve për lirinë e lëvizjes që kanë qenë të definuara para 11 vjetëve që Serbia ka refuzuar t’i zbatojë. Qeveria e Kosovës për shkak të kërkesës së SHBA-ve ka vendosur që këtë vendim ta shtyjë deri e më 1 shtator. Më 1 shtator të vitit 2022, të dy marrëveshjet do të zbatohen”, ka theksuar Muja.