Muja: Serbia vazhdon të jetë fëmijë i llastuar i Ballkanit Perëndimor

11 shtator 2023 | 21:56

“Serbia vazhdon të jetë si fëmijë i llastuar i Ballkanit Perëndimor”, vlerësoi kështu, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja.

Në kuadër të diskutimit për dialogun e Kosovës me Serbinë, Muja tha se Bashkimi Evropian dhe shtetet tjera, tanimë duhet të mësohen me faktin që Serbia dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, nuk do të ndryshojnë kurrë, raporton teve1.info.

“Unë besoj që Serbia vazhdon të jetë si fëmijë i llastuar i Ballkanit Perëndimor. Unë e shoh që tek Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka një shpresë të madhe që mbase Serbia mund të riorientohet nga Bashkimi Evropian, nuk i fajësoj për këtë shpresë, por ne që jetojmë këtu dhe dimë diçka nga historia, kemi më pak shpresë. Bashkimi Evropian dhe shtetet tjera duhet të mësohen me një fakt që Serbia nuk do të ndryshojë kurrë dhe gënjeshtrat e vazhdueshme, e mashtrimet që i ka bërë Vuçiqi në 10 vitet e fundit, nuk shkojnë drejt synimit përfundimtar që ka BE-ja dhe ShBA-ja në raport me Ballkanin Perëndimor”, deklaroi Muja në emisionin “ReSpublika” në Tëvë1.

Kujtojmë që të enjten pritet të mbahet takimi i radhës në kuadër të dialogut, ndërmjet kryeministrit të vendit, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi për Kosovë i Agjencisë serbe të Inteligjencës së Sigurisë…