Muja: Shpresoj që ta marrë ftesën nga Kosova

23 janar 2023 | 13:28

Sulmuesi Arbnor Muja ka folur në lidhje me Përfaqësuesen e Kosovës në futboll. Muja këtë sezon kaloi nga Drita drejt ekipit belg, Antwerp. Aty kosovari duket se ka gjetur vetën, pasi po tregohet produktiv me lojën dhe gola. Në 12 ndeshje sa ka zhvilluar në ligën Jupiler Pro League ai ka shënuar dy gola. Së fundmi në një intervistë për ‘Sports show’ në Klan Kosova, Muja tha se shpreson që të marrë ftesë për të luajtur për Kosovën.

“Sa i përket ftesës nga Kosova jam më se mikpritës për atë ftesë shpresoj që ta marrë ftesën, por gjithmonë është përzgjedhja e trajnerit. Unë shpresoj që ta bëjë punën time, pastaj le të jetë në dorën e trajnerit ftesa e tij”, ka thënë Muja.

Mbetet të shihet nëse lojtari do ta bind Alain Giresse që ta ftojë në ndeshjet e radhës së kombëtares

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kremlini ka thënë se Ukraina do të përballet me pasojat…