Muja thotë se qeveria ka ndarë 5 milionë për çerdhe të reja

11 nëntor 2024 | 11:22

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Armend Muja, ka lavdëruar buxhetin e vitit 2025.

Ai ka thënë se ky buxhet është i rritjes së zhvillimit ekonomik.

Muja ka thënë se 5 milionë euro janë ndarë për çerdhe të reja, pavarësisht se qeveria ka dështuar ta mbajë këtë premtim.

“Janë katër aspekte që trajtohen këtu: përmirësimi dhe zgjerimi i qasjes në arsim. Janë 5 milionë euro që dedikohen për çerdhe të reja. Buxheti parasheh 25 milionë euro për ata që kyçen për herë të parë në tregun e punës. Prioriteti për përmirësim të shëndetësisë, buxheti parasheh buxhet rekord për shëndetësi, tejkalon 370 milionë euro”, ka thënë Muja në Kuvendin e Kosovës ku është duke u diskutuar buxheti i shtetit për vitin 2025.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 14 nëntor 2024, në orën 9:30 fillon gjykimi në…