Muja: U rrita në rrugët e Kosovës, punova shumë për këtë ditë
Futbollisti nga Kosova, Arbnor Muja është shpallur kampion me Antwerpin në Belgjikë, në sezonin e tij të parë me këtë skuadër. Pas suksesit të arritur Muja ka shprehur emocionet e tij të mëdha përmes një postimi në “Facebook”, duke përshkruar rrugëtimin e tij deri të ky sukses.
“Mes këtyre dy fotove, ka shumë vite, por edhe shumë emocione. Dua ta ndajë me ju momentin më të madh të karrierës sime duke e bashkangjitur me një kujtim nga shkolla fillore. U rrita në rrugët e Kosovës, duke luajtur futboll me shokët e lagjes, jetoja vetëm me një qëllim, të bëhem futbollist profesionist, të luajë në arenën ndërkombëtare, të jem sikur ata në televizion, por të jem kampion në një shtet evropian, se kam menduar kurrë. Çdo ditë punova fort dhe besova edhe pse shumë herë u theva nga pikëllimi. Se plani i Zotit është më i miri për ju, e dëshmova me karrierën time”, ka shkruar Muja.
“Të gjithë ju që më përkrahët, ju faleminderit. Faleminderit familjarëve, shokëve, juve sportdashës, të gjithëve. Dhe për fund, dua ta falënderoj vetën! Faleminderit Arbnor, që nuk e lejove vetën të mposhtësh kurrë!”, ka shtuar Muja.