Muja vazhdon kontratën me Trepçën ’89
15 korrik 2021
| 17:27
Ardian Muja ka vazhduar kontratën me Trepçën ’89. Edhe pse klubi nga Mitrovica ra në Ligë të Parë, Muja ka vazhduar t’i qëndrojë besnik.
Muja ka rinovuar edhe kontratën edhe për dy vite, që do ta mbajë në Mitrovicë për se paku deri në vitin 2023.
Njoftimi i Trepçës ’89 pa ndërhyrje:
Ardian Muja vazhdon bardh e gjelbërt
Ardian Muja i mbetet besnik klubit të zemrës, Muja arriti dakord me kryesin e klubit edhe për dy vitet e ardhshme.
Ardian Muja do të jetë zyrtarisht kapiteni i skuadrës për sezonën 2021/22 ku do ta udhëheq skuadrën drejt rrugëtimit për kthimin në superligë aty ku ky klub e ka vendin.