Mujanoviq: Propaganda serbo-ruse e ka okupuar shoqërinë serbe

22 tetor 2023 | 10:41

“Pushtimi formal rus i Ukrainës pati një ndikim të rëndësishëm politik në rajon”, thotë politologu nga Bosna e Hercegovina Jasmin Mujanoviq, duke theksuar se ajo që ndodhi në Banjskë, na tregon se forcat dhe shërbimet ruse të inteligjencës janë ende shumë aktive në Ballkanin Perëndimor.

Ai e sheh politikën e Serbisë si të ngjashme me atë të viteve ’90.

“Edhe pse pjesa agresive ushtarake e formatit mund të mos jetë aq e theksuar për momentin, ajo është ende një kërcënim i madh politik”, thotë ai në një intervistë për TheGeopost.

Mujanoviq konsiderin se rreziku më i madh në zonën e Ballkani Perëndimor është regjimi i Aleksandar Vuçiqit dhe të gjithë pengjeve të tij, duke përfshirë edhe Dodikun në Bosnje dhe Hercegovinë dhe akuzon qasjen e butë të disa vendeve të Perëndimit ndaj kësaj politike.

Sa i përket propagandës serbe dhe ruse shton se: “fatkeqësisht shoqëria serbe në Serbi është nën okupim, e kam fjalën nga ana e regjimit të Aleksandër Vuçiqit dhe nga ana e Federatës Ruse”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pentagoni thotë se do të dërgojë një sistem Terminal të…