Mujku: Të hënën nis dëshminë grupi i dytë i dëshmitarëve ndaj Thaçit dhe të tjerëve

11 gusht 2023 | 23:20

Gazetarja e Klan Kosovës, Rina Mujku, ka thënë se të hënën do të nisë dëgjimi i grupit të dytë të dëshmitarëve në çështjen e Thaçit dhe të tjerëve.

Mujku tha se deri më tani janë konfirmuar 312 dëshmitarë, prandaj janë ndarë në grupe, teksa bëri të ditur se dëshmitarët nuk janë ndarë në varësi të dëshmive apo nëse dëshmitë e tyre lidhen me njëra-tjetrën.

“Meqenëse të hënën do të nisë pjesa e dytë e dëshmitarëve, Prokuroria nuk ka hezituar që ta përmend edhe një herë faktin se mund të ndryshojë rrjedhën dhe kursin e dëshmitarëve, në varësi të sigurisë së tyre për shkak se klima e frikësimit që përmendet vazhdimisht prej ZPS-së, vije në pah edhe te grupi i dytë i dëshmitarëve”, tha Mujku në “Info Magazine” në Klan Kosova.

Tutje, ajo tha se deri më tash, asnjë nga dëshmitarët që kanë dëshmuar në rastin e Thaçit dhe të tjerëve, nuk kërcënuar nga dikush, ndonëse janë parë me zë e figurë nga katërshja që po akuzohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eurodeputeti gjerman, Reinhard Bütikofer, ka reaguar ndaj deklaratave të zëdhënësit…