Mulaj – Kurtit: Mos harro kryeministër, historia i dënon ata që luajnë me hallet e popullit për pushtet

22 dhjetor 2024 | 20:07

Kandidati për deputet i LDK-së, Besim Mulaj, ka reaguar ashpër ndaj Kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar për përdorimin e ndihmave sociale si mjet për përfitime politike në prag të zgjedhjeve. Në një postim të tij, Mulaj ka ngritur pikëpyetje rreth sinqeritetit të këtyre veprimeve, duke vënë në dukje se ato duhej të ishin pjesë e një planifikimi të buxhetit afatgjatë për vitin 2024, e jo të shfaqeshin papritmas si masa humanitare në kohë fushatash zgjedhore.

Mulaj e ka paralajmëruar Kurtin se veprime të tilla nuk mund të fshihen pas gjestesh të dukshme humanitare, duke theksuar se historia i ndëshkon ata që abuzojnë me hallet e qytetarëve për qëllime pushteti.

E plotë:

Kur Kurti nuk zgjedh mjet për të mbetur në pushtet

Kryeminister, në cilat vende ke parë një yrrnek të ngjashëm për të ndarë vitra për fëmijët dhe pensionistët pikërisht në kohë zgjedhjesh? E nëse e kishe kaq të rëndësishme, pse nuk e planifikove në ligjin për buxhetin e vitit 2024? Apo mos ndoshta humanizmi yt ka një kalendar të fshehtë që përkon me kutitë e votimit?

Kryeministër, korrupsioni elektoral brina nuk ka, por ka prokurori.

Kryeministēr, ndarja e vitrave mund të duket si gjest humanitar, por humanizmi i vërtetë nuk matet me fletëvotime.

Në vend që të përdorësh buxhetin për të garantuar zhvillim afatgjatë, përpiqesh të blini ndonjë simpatizant të momentit. Por mos harro, kryeministër, kujtesa e qytetarëve është më e fortë se një qese me produkte, dhe historia i dënon ata që luajnë me hallet e popullit për pushtet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka falënderuar Profesorin…