Mulaj largohet nga Trepça ‘89
11 janar 2024
| 11:33
Futbollisti Erblind Mulaj me anë të një postimi në “Facebook” ka njoftuar se ka ndërprerë kontratën me skuadrën e Trepçës ’89. Ai ka falënderuar drejtuesit e klubit, shtabin teknik dhe bashkëlojtarët.
“Pas gjysme sezoni të kaluara te KF Trepça ‘89 dua te ju informoj se për arsye personale kemi ndërprerë kontratën me konsensus bashkëpunimi. Falënderoj presidentin Abedin Zeka bashkëlojtarët dhe shtabin teknik. Klubit i uroj suksese në vazhdim”, ka shkruar Mulaj.