
Mulaomeroviqi zgjedh 12-shen përfundimtare
01 gusht 2019
| 14:38
Përzgjedhësi i Kosovës, Damir Mulaomeroviq, ka zgjedhur 12 basketbollistët që do të luajnë në ndeshjet ndaj Luksemburgut dhe Britanisë së Madhe, në kuadër të ndeshjeve parakualifikuese për “Eurobasket 2021”.
Kosova më 3 gusht ballafaqohet me Luksemburgun në udhëtim, derisa më 7 gusht në palestrën “Minatori” në Mitrovicë do të ballafaqohet me Britaninë e Madhe. Më 14 gusht e pret Luksemburgun në Mitrovicë, kurse ndeshja e fundit është kundër Britanisë së Madhe më 17 gusht. Fituesi i grupit kualifikohet në rrethin e ardhshëm.
Lista e basketbollistëve
Divine Myles
Valon Bunjaku
Dardan Berisha
Mikaile Tmusiq
Edmond Azemi
Drilon Hajrizi
Erjon Kastrati
Gëzim Morina
Fisnik Rugova
Meriton Ismaili
Dardan Kapiti
Samir Zekiqi