Mulhaxha-Kollçaku: Jam zhgënjyer shumë gjatë fushatës zgjedhore kur s’kam parë gra në oda e shkolla
07 shkurt 2020
| 21:54
Në emisionin “#Hashtag” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini është diskutuar për rolin e grave në politikë dhe shoqëri.
Nënkryetarja e Vetëvendosjes, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku ka thënë se gratë nuk mund të presin që iniciativa në interes të tyre të merren nga institucionet pa pasur vet iniciativë.
Kollçaku thotë se gjatë një misioni për vaksinimin e fëmijëve në një fshat është mahnitur nga gratë e emancipuara që sillnin fëmijët për vaksinim dhe e dinin rëndësinë e procesit, përcjell Telegrafi, “Epoka e re”./Epoka e re/