
Mulhaxha-Kollçaku: Rrugëtimi drejt fitores nis në Mitrovicë
25 shtator 2019
| 13:08
Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje (LV), njëherësh kandidatja për deputete, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në hapjen e fushatës zyrtare të kësaj lëvizje.
Ajo ka thënë se rrugëtimi drejt fitores së 6 tetorit do të nis sot në zemrën e Kosovës.
“ERDHI DITA!VETËVENDOSJE! QEVERIA KURTI! Rrugëtimi drejt fitores së madhe fillon sot në Mitrovicë, ❤ e Kosovës”, ka shkruar ajo në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/