Mulla Osmani për Tërnavën: Veç inshallah Zoti e merr, ndryshe ai nuk e lëshon BIK-un

25 tetor 2023 | 08:31

Rizgjedhjen për herë të pestë të myftiut Naim Tërnava në krye të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) e sheh si proces jodemokratik, hoxha i Drenasit, mulla Osman Musliu.

Madje e ka fajësuar edhe shtetin që nuk po e miraton Ligjin për Bashkësitë Fetare e që, në mungesë të tij, po lejon që BIK-u dhe të gjitha bashkësitë e tjera fetare të funksionojnë totalisht në anarki.

Mulla Osmani ka thënë se nuk është kundër Naim Tërrnavës dhe nuk ka asgjë personale me të, por është kundër mënyrës se si ai e manxhon BIK-un.

“BIK-u është duke punu komplet në të zezën brenda Kosovës. Unë nuk e di me çfarë rregulloresh as nuk punësohen njerëzit, as çfarë kriteresh kanë, as me çfarë kriteresh zgjidhet myftiu ose kryetari i këshillit. Shembull, ka emërime ma zi se në komunizëm”, thotë mulla Osman Musliu, duke shtuar se Tërnava ka bërë asi sistemi zgjedhor brenda BIK-ut që derisa të vdesë të jetë në krye të BIK-ut.

“Unë kam deklaru edhe shumë herë, veç inshallah Zoti e merr, se ndryshe për me vota në mënyrën se si është zgjedh atë ditë është problem”, ka thënë mulla Osmani.

Më poshtë është intervista e Mulla Osman Musliut:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pedro Sanchez është shumë pranë rizgjedhjes si kryeministër i Spanjës,…