Muller: Dua të pensionohem në Bayern
03 gusht 2020
| 13:04
Thomas Muller ka mohuar se ka kërcënuar drejtuesit e Bayern Munchen me largim.
Sulmuesi gjerman ka konfirmuar se dëshira e tij është që të pensionohet në klubin gjerman.
“Kërcënimet e mia për largim? Nuk është e vërtetë se kam kërcënuar njeri. U kam thënë drejtuesve se doja të luaja më shumë dhe kaq. Bayerni për mua është gjithçka, këtu jam rritur dhe këtu dua ta mbyll karrierën”, ka thënë Muller.
(V.Z / Epoka e re)