Muller: Humbja nga Leverkuseni ishte e merituar
20 mars 2023
| 16:35
Paraqitjet e Thomas Mullerit kishin marrë trend në rritje takimet e fundit.
Megjithatë përballja ndaj Leverkusenit nxori në dritë defekte të shumta të 33-vjeçarit, jo vetëm se nuk është futbollisti i duhur për të bërë rolin e udhëheqësit në majë të sulmit, por edhe atë të liderit.
Lojtari me numër 25 nga kampi i kampionëve të Bundesligës e ndau përgjegjësinë mes formës së shkëlqyer të kundërshtarit dhe autokritikës: “Dua ta përgëzoj Leverkusenin, jo vetëm në shifra, por edhe interpretimin dhe menaxhimin e lojës. Humbja ishte e merituar, ashtu si loja jonë e paqëndrueshme. Ndërsa mbi takimin e ardhshëm nuk e prisja me skenarë të tillë, para se ne të gjendeshim prapa tyre me pikë. Koha të reflektojmë në ndeshjet e kombëtareve”.