
Muller: Interi festoi para kohe, ka edhe 90 minuta
Bayern Munchen do të udhëtojë në Milano me një mision të vështirë, të përmbysë disavantazhin 1-2 ndaj Interit të ndeshjes së parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve. I bindur se skuadra bavareze mund t’ia dalë mbanë është sulmuesi veteran Thomas Muller.
“Ata festuan sikur të kishin kaluar turin, por ka ende 90 minuta për të luajtur dhe vetëm një gol për të shënuar. Kualifikimi nuk është një ëndërr. Unë kam një mendim të kundërt për përkufizimin që i jepet ndeshjes e së mërkurës. Nuk do të duhet një mrekulli”, ka thënë Muller.
“Fitorja jashtë fushe për Bayernin nuk është tabu. Duhet një lojë e mirë, duke kujtuar se një fitore me një gol do të na dërgonte të paktën në kohën shtesë. Ne mund të shënojmë, jemi të rrezikshëm dhe mund ta shfrytëzojmë këtë në favorin tonë”, ka shtuar Muller.