Muller: Reali ndihmohet nga gjyqtarët
Thomas Muller ngre zërin si kapiten i Bayern Munchen dhe i bën presion gjyqtarit të ndeshjes së sotme.
Sulmuesi gjerman e thotë hapur dhe nuk ka frikë të pranojë se madrilenët kanë qenë të ndihmuar nga vendimet e gjyqtarëve në sfidat e fundit, teksa kujton se si u eliminua skuadra e tij vitin e kaluar në “Bernabeu”.
“Duhet të përqendrohemi vetëm te ndeshja dhe jo të bëjmë presion tek gjyqtari. Ata kanë shumë tashmë. E gjithë bota e di se çfarë tendence ekziston kur gjykohet Reali. Ne u mundëm këtu me dy gola në pozicion jashtë loje. Po ashtu për penalltinë kundër Juventusit u fol shumë. Por, gjyqtari nuk duhet të ndiejë presion nga ambienti. Duhet të gjykojë mirë dhe të jetë i paanshëm. Ai është një sportist ashtu si ne lojtarët dhe duhet të bëjë më të mirën në fushën e lojës”, ka thënë Muller.