Muller vazhdon kontratën me Bayernin: Dua Botërorin për Klube

24 prill 2025 | 16:14
Ëndrra e Thomas Muller për t’u dhënë fund viteve të tij me Bayernin e Mynuihut, nuk do të realizohet duke ngritur trofeun e Championsit me finalen që do të zhvillohet në “Allianz Arena”. Dhe, nga deklaratat e fundit, duket sikur 35-vjeçari ka bërë paqe me këtë fakt.

Në një intervistë për “Kicker”, legjenda e futbollit gjerman foli për entuziazmin e tij në përfaqësimin e skuadrës në edicionin e ardhshëm të Kupës së Botës për Klube.

Për atë event, Muller ka përfituar edhe një zgjatje të kontratës në terma afatshkurtër, çka do t’i mundësojë të luajë ndeshjet e tij të fundit për Bayernin.

Kampionët e rinj të Gjermanisë (në fakt shpallen të shtunën, nëse mundin Maincin) do të përballen me Okland Siti (15 qershor në Sinsinati), Boka Zhuniors (21 qershor në Majemi) dhe Benfika (24 qershor në Sharlot), të gjitha ndeshje të vlefshme për Grupin C.

“Sigurisht, ne duam të shkojmë përtej fazës së grupit, madje edhe sa më larg në atë me eliminim direkt”, tha Muller për të përditshmen gjermane.

“Por ka të bëjë kryesisht me marrjen përsipër të sfidës, fizikisht dhe mendërisht. Kjo është ajo që na emocionon. Nuk ka të bëjë me titujt. Titulli është thjesht një copë metali që e merr kur fiton turneun. Por kjo nuk është ajo që më lumturon. Është udhëtimi që më tërheq mua”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e ditëlindjes së 57, të ish-presidentit Hashim Thaçi,…