Muller: Zoti Lewandowski, shihemi së shpejti
26 gusht 2022
| 12:57
Sulmuesi i Bayern Munchen, Thomas Muller e ka komentuar shortin e Ligës së Kampionëve ku klubi gjerman do të ketë përballë Barcelonën, Interin dhe Viktoria Plzen.
Sulmuesi gjerman mezi po e pret përballjen me ish-shokun e skuadrës, Robert Lewandowski.
“Çfarë shorti i bukur për tifozët! Zoti Lewandowski, shihemi së shpejti në Munchen! Sa bukur që do të takohemi me Barcelonën dhe Lewandowskin. Për mua është një grup i madh me skuadra të mëdha. Do të jenë mbrëmje të bukura të Ligës së Kampioneve për tifozët e futbollit. Por një gjë është e qartë: duhet të bëjmë detyrat për t’u kualifikuar në 1/8-at”, ka thënë Muller.