Mulleri bëhet futbollisti më i trofeshëm në futbollin gjerman
01 tetor 2020
| 14:46
Thomas Muller është bërë lojtari me më së shumti trofe të fituar në historinë e futbollit gjerman, pasi e fitoi Superkupën e Gjermanisë.
31-vjeçari i ka fituar nëntë tituj në Bundesligë, gjashtë trofe në Kupën e Gjermanisë DFB-Pokal, dy në Ligën e Kampionëve, një Kupë të Botës, një Kupë të Botës për klube, dy trofe në Superkupën e UEFA-s dhe gjashtë trofe në Superkupën e Gjermanisë.