Mulleri: E kam për detyrë të jap gjithçka për ekipin
23 janar 2023
| 14:49
Thomas Muller si rrallëherë do ta niste sfidën ndaj RB Leipzig nga bankina, pasi trajneri Julian Nagelsmann kishte vendosur të rreshtonte Gnabryn në vendin e tij.
Gjithsesi, kjo lëvizje nuk është pritur negativisht nga 33-vjeçari: “Çdo trajner ndërton skemat e tij mbi bazë të kundërshtarit. E kam për detyrë të jap gjithçka, pavarësisht minutazhit në këmbë. Gjithashtu ju them se me Nagelsmannin kam komunikim të shkëlqyer”.