Mulleri infektohet me Covid

21 shkurt 2022 | 21:11

Bayerm Munchen ka njoftuar se Thomas Muller ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Sulmuesi veteran u infektua me virusin për herë të parë në shkurt 2021, pas Kupës së Botës për Klube në Doha.

Muller tani ka rezultuar për herë të dytë pozitiv me COVID-19.

Muller mund të synojë një rikthim për takimin me Bayer Leverkusen më 5 mars, në varësi të kohës kur ai të kthejë një test negativ dhe të kthehet në stërvitje.

Mungesa e gjermanit do të shërbejë si një goditje për skuadrën bavareze, duke qenë se ai kryeson listën e asistimeve këtë sezon në të gjitha garat me Bayernin (19).

32-vjeçari ka luajtur më së shumti ndeshje për skuadrën e tij edhe këtë sezon (33) dhe mungesa e tij do të frustrojë Nagelsmanin, i cili është ende pa Manuel Neuerin, pasi iu desh një operacion në gju.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Napoli nuk ka mundur të dalë me pikë të plotë…