Mulleri kërkon raportim e regjistrim të vdekjeve të papritura të sportistëve, të shtuara frikshëm në 2021 (fotot)
Futbollisti kampion bote i Gjermanisë, Thomas Muller ka thënë së fundmi se nëse ka një lidhje kohore me aktivitetet e ndryshme sportive, vdekjet e papritura të atletëve që janë shtuar ndjeshëm në 2021, duhet të regjistrohen deh analizohen në “Regjistrin e vdekjeve”, siç është ai i mbajtur nga Universiteti i Saarland.
Në fillim të javës futbollisti i njohur i FC Bayern Munich i drejtohej 4.5 milionë ndjekësve të tij në rrjetet sociale, në një video emocionale:
“Sot dua t’i them të gjithëve se me këtë video dua të tërheq vëmendjen në një temë që askush nuk dëshiron t’i afrohet, por që është me rëndësi të madhe për mirëqenien dhe studimet mjekësore të fushës, Regjistri Gjerman i Vdekjeve në Sporte”.
Në video, futbollisti kampion bote kërkonte raportim të saktë të vdekjeve ose problemeve të papritura shëndetësore të atletëve “amatorë dhe profesionistë, në “Regjistrin e vdekjeve”.
Regjistri i vdekjeve është një libër të dhënash për vdekjet e papritura dhe ataket kardiake të lidhura me aktivitetin sportiv, regjistrimin e tyre dhe shkakut të saktë të fenomenit.
Zhvillimi vjen prej një shtimi të konsiderueshëm ne 2021 të atakeve kardiake, vdekjeve apo problemeve të tjera të zemrës me atletët profesionistë, shkaqet e të cilave nuk janë cilësuar dhe në shumicën e rasteve as raportuar publikisht.
Video të panumërta në internet tregojnë atletë që humbin ndjenjat në fushën e futbollit apo në aktivitete të tjera të sportit profesionist.
Disa nga emrat me te njohur te mbijetuar nga probleme me zemrën, janë futbollisti danez Cristian Erikssen, apo sulmuesi argjentinas i FC Barcelona, Segio Aguero, te cilët tashme kane hequr dore nga sporti.