Mulleri lavdëron trajnerin Flick

02 gusht 2020 | 14:28

Sulmuesi i Bayern Munchen i ka bërë komplimente trajnerit Hans-Dieter Flick.

Duke folur për “Süddeutsche Zeitung”, sulmuesi e ka krahasuar identitetin e skuadrës aktuale me atë të kohës së Pep Guardiolës.

“Mënyra jonë e lojës është e dallueshme, njësoj si në kohën e Pep Guardiolas”, ka thënë gjermani.

“Çdo lojtar shprehet në maksimum në rolin e tij. Kjo bën të mundur që gjithë skuadra të shprehet në nivele të larta dhe të rritet si kolektiv, duke fshehur pikët e dobëta. Luhet si skuadër, nuk ekziston individi. E njihja Flick më parë, por vetëm si trajner të dytë. Nuk imagjinoja që të kishte kaq shumë njohuri. Shikoj lojtarët e rinj shumë të motivuar dhe veteranët që kanë dëshirë të provojnë gjëra të reja. Kjo përzierje mund të sjellë gjëra të rëndësishme…”, ka thënë Muller.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa muaj më parë, do të ishte letra nga gazetarja…