Mulleri: Ligën e Kampionëve, specialiteti ynë

16 shkurt 2022 | 14:03

Vetëm katër ditë larg turpërimit në Bundesligë ndaj Bochumit, skuadra e Bayernit do të luajë në Ligën e Kampionëve një ndeshje shumë të rëndësishme. Në FC Red Bull Salzburg, skuadra gjermane do të kërkojë të lërë pas disfatën në kampionat.

Mesfushori i Bayernit, Thomas Muller, ka thënë se skuadra e tij nuk do të përsërisë gabimin e bërë në kampionat dhe se do të japë gjithçka për të dalë nga fusha me fitore.

“Duhet të tregojmë kualitetet tona në këtë sfidë. Ky është fillimi i një periudhe shumë të rëndësishme të sezonit. Liga e Kampionëve është një kompeticion shumë i rëndësishëm për ne. Duam të luajmë kundër skuadrave më të mira në Evropë dhe të jemi njëra prej tyre”, ka thënë 32-vjeçari.

Për Salzburg – Salzburgu është një skuadër e cila ka ardhur në rritje nga sezoni në sezon. E kam thënë dhe kur morëm vesh për kundërshtarin që do të ndeshemi, se ata janë një skuadër e cila duhet të merret seriozisht. Për t’u kualifikuar duhet të bësh ndeshje perfekte për gjatë gjithë 90 minutave. Jemi të vetëdijshëm për kualitetet që kemi si skuadër.

Për Bochumin – Ishte një ndeshje e cila duhet të na vlejë si mësim, e dimë që janë dy botë të ndryshme. Bochumi na dha një leksion, asnjë skuadër nuk duhet nënvlerësuar dhe kjo erdhi në periudhën më të mirë për ne. Nuk besoj se do të gabojmë dy herë për pak ditë. Skuadra do të dijë si të reagojë.

Për të ardhmen – Dua të vazhdoj të luaj për Bayernin, ndihem shumë mirë pasi e di se çfarë kam këtu. Nuk jam në stres pasi të gjithë i dinë qëllimet e mia. Për momentin ka gjëra më të rëndësishme për të bërë. Fusha e lojës është primare, më pas do të mendojmë për atë që do të bëjmë në të ardhmen.

Për favoritët – Mendoj që të gjitha skuadrat që luajnë në këtë fazë kanë një mundësi për të shkuar larg. Sigurisht që disa prej tyre janë më të favorizuar për shkak të kualiteteve që kanë në ekip. Ne jemi një prej tyre. Objektivi i klubit është çdo sezon kampionati, Kupa e Gjermanisë dhe Ligën e Kampionëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi ekzekutiv i Teslas dhe njëherësh njeriu më i pasur…