Mulleri në ‘radar’ të Milanit dhe Interit
03 maj 2019
| 11:20
Mesfushori i Bayern Munchen, Thmoas Muller, po kërkohet nga dy skuadra të Serisë A.
“Kicker” raporton se Milani dhe Interi janë të interesuar të nënshkruajnë me mesfushorin 29-vjeçar. Mulleri nuk është shumë i lumtur në Bayern dhe një lëvizje e re gjatë verës mund të ndodhë.
Mulleri është pjesë e skuadrës së parë të Bayernit nga viti 2008 dhe në 315 paraqitje ka shënuar 110 gola.