Mulleri nuk bën pjesë në planet e Tuchelit, afër ‘divorcit’ me Bayernin
Me katër nga gjashtë ndeshjet e fundit të nisura si zëvendësues, duket se “epoka” e Thomas Muller te Bayern Munchen është drejt fundit dhe në merkaton e verës pritet “divorci” i mundshëm mes klubit dhe lojtarit, me këtë të fundit që deri para pak kohësh konsiderohej si i “paprekshëm”.
Mirëpo, ardhja e Thomas Tuchel në krye të bankinës së “bavarezëve” duket se e ndryshoi këtë gjë, me 33-vjeçarin që nuk është në planet e teknikut gjerman, i cili kërkon të ketë një repart ofensivë të rifreskuar për sezonin e ardhshëm.
Sipas prestigjiozes gjermane “Bild”, mesfushori është duke menduar për t’i dhënë “lamtumirën” futbollit profesionit, megjithatë për Muller nuk mungojnë oferta nga Kampionatit amerikan i futbollit, MLS, por dhe nga elita e futbollit në Arabinë Saudite.