Mulleri nuk heq dorë nga kombëtarja

10 janar 2023 | 14:28

Legjenda e Bayern Munchen dhe Gjermanisë, Thomas Muller ka kundërshtuar mundësinë që ai është pensionuar nga Kombëtarja

Gjermania u eliminua në fazën e grupeve në Botërorin e Katarit këtë dimër pavarësisht së fitoi 4-2 kundër Kosta Rikës në ndeshjen e tretë. Muller la të kuptohet pas ndeshjes që ajo mund të jetë ndeshja e fundit e tij për Die Mannschaft, por sulmuesi veteran është tërhequr nga fjalët e tij, duke pranuar që ai do të jetë i gatshëm për skuadrën e Hansi Flick për kampionatin europian që do të mbahet në Gjermani.

“Ish shumë i emocionuar pas ndeshjes me Kosta Rikën, natyrisht”, tha Muller në një konferencë për shtyp. “Ishte një moment i mërzitshëm, sidomos për shkak se ne u eliminuam edhe pse e fituam ndeshjen. Kam pasur komunikim shumë të mirë me Hansi Flick. Derisa jam një futbollist profesionist, gjithmonë do të jem i gatshëm për Kombëtare. Varet nga trajneri kur do të vendos, nëse apo si. Qëllimi është të jemi të suksesshëm përsëri. Hansi ka shumë opsione në sulm. Unë jam shumë i relaksuar, por do të jem absolutisht aty nëse trajneri ka nevojë për mua”.

Pavarësisht së Muller luan një pjesë integrale në Botërorin e 2014-ës që e fitoi Gjermania në Brazil, sulmuesi që nga atëherë është eliminuar me Kombëtaren e tij dy herë në fazën e grupeve në dy Botëror rresht. Pavarësisht se nuk kishin fat, futbollisti i Bayernit do t’i jepte Flickut përvojë në Euro 2025, pasi që ai ka shënuar 44 gola në 121 paraqitje duke e bërë atë golashënuesin e tretë më të mirë në Botëror derisa ai ka shënuar 10 gola dhe është pas Kylian Mbappe (12) dhe Lionel Messi (13).

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reagim i KMDLNj-së Azem Kurtaj, pjesëtar i FSK-së është arrestuar…