Mulleri nuk mendon për pension
21 nëntor 2023
| 14:14
Legjenda e Bayern Munchen dhe Gjermanisë, Thomas Muller për “BILD” ka konfirmuar se nuk do të pensionohet, ani se me skadimin e kontratës në qershor tek Bayern Munich.
“Definitivisht dua të vazhdoj të luaj edhe pas vitit 2024. Jam ende duke e shijuar lojën, shpresoj që kjo po vërehet”, ka deklaruar Muller.
Ende nuk është përcaktuar nëse Thomas Muller do ta vazhdojë kontratën me “bavarezët” pas verës së ardhshëm, apo do të ndërrojë klub.