Mulleri: Rasti i humbur më dhemb në shpirt
Gjermania është eliminuar nga Kampionati Evropian pas humbjes nga Anglia (2-0).
Pas golit të parë të Anglisë, mundësi të artë për të barazuar për Gjermaninë kishte Thomas Muller, por sulmuesi i Bayern Munchen goditi pak centimetra larg portës. Pikërisht për atë rast, përmes një postimi në rrjetet sociale Muller u kërkon falje të gjithëve.
“Ishte mundësia, një moment që e mban mend deri në fund, që nuk të lë të flesh gjumë. Për atë punon, stërvitesh dhe jeton si futbollist. Për atë moment, kur ke në dorë të kthesh situatën e ekipit tënd në një ndeshje të fortë me eliminim direkt, kur mund të çosh popullin tënd në ekstazë. Ta kesh këtë mundësi dhe më pas ta lësh të të shpëtojë, të dhemb në shpirt. Më dhemb për gjithë ekipin, shokët e mi të skuadrës dhe trajnerin tonë, që më dhanë menjëherë besimin për të qenë edhe një herë aty. Por mbi të gjitha më dhemb për tifozëve të Gjermanisë, që qëndruan pranë nesh dhe na mbështetën në këtë Kampionat Evropian, me gjithë situatën e vështirë”, ka shkruar Muller.